Ekipi i Unitetit: Edhe në Bruksel me “Traktatin e fqinjësisë së mirë&
Albeu.com
Ekipi i Unitetit nuk do të shkojë me ide të reja në takimin e 14 tetorit në Bruksel si dhe nuk do të ketë ide të reja as gjatë gjithë periudhës shtesë të bisedimeve.“Edhe në takimin e Brukselit më 14 tetor, Prishtina do të paraqesë Traktatin e fqinjësisë së mirë, i cili është edhe boshti i platformës së delegacionit të Kosovës për gjithë periudhën e bisedimeve shtesë 120 ditëshe”, tha zëdhënësi i Ekipit të Unitetit Skënder Hyseni.

Ai po ashtu hodhi poshtë idetë që vijnë nga Beogradi për konfederatë apo për çfarëdo lloj ndarje të Kosovës.
Shtuar më 02/10/2007, ora 15:10
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori