“Kemi projekte konkrete për të diskutuar”, Macron në Tiranë: Skenari i frikës për energjinë nuk është për mua

Presidenti francez Emmanuel Macron ka mbërritur në Tiranë në kuadër të Samitit BE-Ballkani Perëndimor.

Lideri francez tha për mediet se është i lumtur që ndodhet ën Shqipëri dhe se kanë projekt konkrete për të diskutuar.

“Lufta në Ukrainë është çështje sigurie për të gjithë rajonin. Ne jemi duke punuar që nga marsi, por jam shumë i lumtur që sot jam në Shqipëri. Falenderoj Ramën për këtë samit në një moment shumë të rëndësishëm për ne. Kemi projekte konkrete për të diskutuar. Është e rëndësishme që të kemi soliadaritet mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor për energjinë dhe integrimin e kësaj pjese në BE. Do të kemi mundësi edhe së bashku me kancelarin të përgatisim konkluzionet për energjinë.

Jemi një vendi madh, kemi çështjen e energjisë për shkak të luftës, megjithatë secili bën punën e vet. Skenari i frikës nuk është për mua”, ka thënë ai.

Edhe kancelari gjerman ka mbërritur, por nuk është prononcuar për mediat.