Eide: Situata ne Kosove eshte permiresuar, por jo aq sa duhet
Albeu.com
Situata e sigurise ne Kosove eshte permiresuar ndjeshem, por jo aq sa duhet. Keshtu u shpreh sot I derguari special I sekretarit te Pergjithshem te OKB per implementimin e standarteve, Kai Eide."Une e kuptoj qe njerezit nuk ndihen te sigurt" u shpreh Eide. Pas takimit te djeshem me perfaqesuesit e serbeve te Kosoves, Eide theksoi se situata ne Kosove po leviz ne drejtimin e duhur nderkohe qe ai po mundohet ta paraqese situaten ne te gjitha kendveshtrimet. "Ne diskutuam per decentralizimin, per privatizimet ne Kosove si dhe per kerkesat e zyrtareve serbe" u shpreh Eide.

Ai theksoi me tej se I ka kerkuar perfaqesuesve serbe te tregojne mirekuptim per per cfare kane rene dakort rreth te dhenave qe do te perfshihen ne raportin final". Diplomati norvegjes zhvilloi takime te shumta me perfaqesuesit serbe gjate vizites se tij te fundit ne Kosove. Nderkaq ai do te filloje sot nje vizite dyditore ne Beograd ku do te takohet me zyrtaret me te larte serbo malazez me te cilet do te diskutoje per procesin e decentralizimit ne Kosove. Ne 20 shtator Eide do te takohet me zyrtaret e OKB-se ne Nju Jork me te cilet do te bisedoje per situaten ne Kosove.
Shtuar më 07/09/2005, ora 20:07
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori