Parashikimi i motit për datën 8 gusht 2023

Orët e para të mëngjesit do të jenë më kthjellime dhe kalime vranësirash, të cilat pritet të sjellin shira të pakët dhe të izoluar pjsërisht në ultësirën perëndimore. Ndërsa gjatë paradites dhe mesditës do të ketë përmirësim të dukshëm të motit duke bërë që kthjellimet të jenë dominuese në të gjithë vendin tonë.

Pasditja dhe mbrëmja do të shfaqin në territor kalime të pakta vranësirash, më të dukshme do të jenë në shtrirjen Lindore, por nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 33°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verior Veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 – 4 ballë.