PDIU braktis Edi Ramën
Efektivi i Gardës ishte kthyer në tmerrin e karburanteve, i jepet dënimi
Pëlqej
6 vite burg ka dhënë sot gjykata për gardisti i akuzuar për kanosje me armë në disa pika karburantesh.

Geraldo Guçi pasi linte mjetin e tij në një distancë të konsiderueshme dhe kontrollonte me kujdes territorin, bënte goditjet në karburant.

Shumën monetare të marrë në karburante dhe armën e zjarrit së bashku me veshjen, i vendoste në brendësi të sediljes së mjetit të tij tip “Mercedes Benz”, për t’ju shmangur pikave të kontrollit.

Lista e vjedhjeve

Më datë 16.10.2016">2016, në rrugën “Isuf Elezi”, Selitë është vjedhur nëpërmjet kërrcënimit të armës, një karburant, ku janë marrë 8.000 lekë dhe një aparat telefonik “iPhone”

Më datë 12.10.2016">2016, në rrugën “Isuf Elezi”, Selitë është vjedhur nëpërmjet kërrcënimit të armës, një karburant, ku janë marrë 15.000 lekë

Më datë 09.10.2016">2016, në rrugën “Teodor Keko”, është vjedhur nëpërmjet kërrcënimit të armës, një karburant, ku janë marrë 20.000 lekë.

Më datë 03.09.2016">2016, në rrugën “Myslym Shyri”, është vjedhur nëpërmjet kërrcënimit të armës, një karburant, ku janë marrë 40.000 lekë, shkruan Panorama.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

Një aparat telefonik i tipit “iPhone 6”, i vjedhur më datë 16.10.2016">2016, shtetasit H. S.

Një automjet i tipit “Mercedes Benz”, TR8483P, në pronësi të shtetasit Geraldo Guci, ku në brendësi të saj u gjendën:

– Tre gëzhoja pistolete model 54.

– Dy fishekë automatiku model 56.
Shtuar më 24/11/2017, ora 18:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori