Efektivi i FNSH shpallet Dëshmor i Atdheut
Efektivi i FNSH, Ardian Kodra, i cii u vra dje në Torovicë të Lezhës, është shpallur Dëshmor i Atdheut.

Kodra humbi jetën dje në krye të detyrës, gjatë operacionit për arrestimin e David Qoses, që po terrorizonte banorët duke qëlluar në ajër me kallashnikov.

Ai hapi zjarr në drejtim të uniformave blu, kur policia shkoi për ta neutralizuar. Nga të shtënat humbi jetën efektivi i FNSH-së së Shkodrës, Ardian Kodra. /albeu.com/

Shtuar më 03/09/2016, ora 13:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori