Efektet e karantinës: Ermal Mamaqi rruan kokën live! (VIDEO)
Aktori dhe producenti i njohur, Ermal Mamaqi, ka qenë prej ditësh aktiv në rrjete sociale duke qëndruar në kontakt me ndjekësit e tij.

Ai ndan vazhdimisht momente nga karantina e tij me familjen, me të cilën tashmë po kalon më shumë kohë se kurrë.

Mirëpo, izolimi në shtëpi bën të vetën dhe situata ka "precipituar" paksa për moderatorin.

Mbrëmjen e sotme, ai ka shkrirë së qeshuri ndjekësit e tij me një video ku shfaqet në tualet duke rruar kokën.

"Kam lexuar disa që thonë: Ti Ermal nuk e rruan fare për këto mesazhet e komentet që të vijnë. E keni gabim"- thotë ai duke nxjerrë makinën e rrojës.

Ai rruan pjesën e sipërme të kokës dhe video epike nuk duhet humbur, shkruan Iconstyle.

"Ja çmë detyruat të bëj… Deri këtu arrita…"- shkruan Ermali krahas videos që tashmë po bën xhiron e rrjetit.
Shtuar më 03/04/2020, ora 22:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori