Shqiptarët marrin 127 dhe ankohen për Ramën: Ka 30 minuta që më del në telefon!

“Njerëzit kanë marrë 127 për çdo lloj gjëje, deri dhe te targat e makinës,”, kështu deklaroi Skënder Brataj, drejtor i qendrës Kombëtare të Urgjencës.

Ndërsa shtroi problemin se në numrin 127 njerëzit marrin për gjëra që nuk kanë lidhje me situatën aktuale Drejtori i Urgjencës kombëtare shtoi:

“Një tjetër tha jam nga Shkodra kam 30 min që marr në tel pse më del Rama në telefon.

Tjetri thoshte komshinjtë e mi kanë dyqanin hapur kur do vini t’ia mbyllni”, tha ai në Open në Top Channel.

Brataj bëri dhe apel: Nqs marrin 127 dhe e gjejnë lidhjen e zënë të presin, se kanë më shumë prioritet.


Shtuar 12.03.2020 20:59