Edukatorja e infektuar me COVID-19, zbulohet pse u mbyll kopshti në Tiranë
"Gjatë ditës së sotme kemi pezulluar shërbimin për 14 ditë që gjithë stafi të hetohet për çerdhen. Do zbatojmë gjithë protokollin..."

Zhaneta Beqiri drejtoreshë e kopshteve dhe çerdheve në Bashkinë Tiranë ka reaguar pas lajmit se në kryeqytet është mbyllur një çerdhe, për shkak se një pjesë e stafit rezultoi të jetë prekur nga koronavirusi.

Beqiri pas alarmit që u dha në media, bëri edhe sqarimin përkatës, duke thënë se për shkak të një rsasti është pezulluar puna për 14 ditë.

Ditën e djeshme operatori shëndetësor na ka bërë me dije që dyshohet për një rast. Kemi ndjekur të gjitha masat", u shpreh ajo.

"Menjëherë morëm masat. E dezinfektuam për herë të tretë. Gjatë ditës së sotme kemi pezulluar shërbimin për 14 ditë që gjithë stafi të hetohet për çerdhen. Do zbatojmë gjithë protokollin.

Stafi do të karantinohet. Sot në çerdhe ka pasur 53 fëmijë", theksoi mbi situatën drejtoresha e kopshteve dhe e çerdheve në Bashkinë e Tiranës.
Shtuar më 15/06/2020, ora 19:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori