Eduart Selami i hap “luftë” Bashës, shpall kandidaturën për kreun e PD-së
Pëlqej
Ish- deputeti i PD-së, Eduard Selami i njohur si dnjë ndër kritikët më të mëdhej të kreut të PD Lulzim Basha sapo i ka hapur “luftë” të hapur, duke shpallur kandidaturën për kryetar partie.

Selami me anë të një statusi në profilin e tij në Tëitter ka shpallur kandidaturën për kryetar të Partisë Demokratike.

“Demokrate te nderuar, me ndjenje përgjegjësie dhe synim për t’i rikthyer se bashku PD, lavdinë e merituar, shpall kandidaturën për Kryetar!”

Zgjedhjet për kryetar të PD do të mbahen në Korrik, ndërkohë Basha dje në një deklaratë për mediat nuk dha dorëheqje nga kreu I PD-së por deklaroi se do të ngrijë funksionet e kryetarit deri në zgjedhjen e kryetarit të ri.

“Ngrij të gjitha funksionet e mia në PD dhe ia delegoj dy nënkryetarëve. Me këtë i hap rrugë nisjes së garës për kryetar brenda Partisë Demokratike.

Gjeja më e lehtë për mua do ishte të largohesha. Por e di se ça ka ndodhur.

Jam i vendosur të mbajë përgjegjësi, jo duke ikur, jo duke braktisur demokratët, por duke luftuar për ta dhe me ta”, – tha Basha. /albeu.com/

Shtuar më 28/06/2017, ora 08:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori