Eduart Ndocaj: Dako tani është vrasës, bashkë me Ramën...
Eduard
Ndocaj e quajti ish-kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush
Dako,
vrasës të banorëve që humbën jetën ditën e tërmetit.
Ndocaj deklaroi se
Dako duhet të mbajë përgjegjësi penale për viktimat e 26 Nëntorit sepse sipas tij, ai ka patur në dorë të gjitha lejet e dhëna për ndërtim në Durrës.
Bashkë me Dakon,
Ndocaj kërkoi që edhe Rama të shkojë para drejtësisë për pallatet e dëmtuara në Tiranë. Ai deklaroi se këto banesa janë ndërtuar në kohën kur Rama ka qenë kryetar bashkie.
“Ligjet ekzistojnë, por ne kemi problem kryesor se ne nuk kemi kontroll, nuk kemi ndërtues. Ata janë të paaftë dhe të korruptuar. Ish-kryetari i bashkisë në Durrës ka 12 vjet që jep leje, ai jepte certifikatat e pronësisë, ai blinte, ai jepte hekur.
Pra ishte mbreti. Por ai duhet të jetë para drejtësisë. Tani ai është
vrasës, ai është një ndër njerëzit kyç dhe po mundohen të shemben pallatet sa më shpejt që të humbin edhe provat.
Kemi edhe një Don Kishot që duhet të ishte para drejtësisë sepse të gjitha lejet në Tiranë i ka dhënë ky zotëria kur ishte kryetar bashkie sepse kemi pallate të prishuara dhe në Tiranë, shkruan Fax web.
Zoti kryeminsitër bashkë me zotin
Dako duhet të ishin para drejtësisë. Jo të dalë të bëjë shou, të tallet. Ai del dhe thotë mos na sillni ndihma, por lekë kesh. Ai del 24 orë live nëpër media”, tha Eduard
Ndocaj.
Shtuar më 06/12/2019,
ora 18:37