Kjo është artistja e vetme shqiptare që kryeministri Rama ndjek në Instagram (FOTO LAJM)

Kryeministri Edi Rama është aktiv në të gjitha rrjetet sociale, përfshirë edhe Instagramin. Lista e presonave që Rama ndjek në Instagram ndryshon shpesh. Së fundmi është me 32 persona.

Pjesa më e madhe e këtyre profileve kanë të bëjnë me artin, mes tyre është edhe Greg Rama dhe një artiste shqiptare.

Bëhet fjalë për Nensi Dojakan. Nensi është stilistja e talentuar shqiptare. Ajo njihet si shqiptarja e parë që ka fituar çmimin LVMH për stilistët e rinj të talentuar të dhënë nga Louis Vuitton, shkruan Albeu.com.

Ka qenë ky lajmi që ka mahnitur edhe Ramën i cili ka dhënë atë kohë edhe “duartroktijen” e tij për stilisten. Ajo krijon veshje dhe të brendshme për gratë, por ka një stil dhe pikëpamje krejt unike dhe kanë joshur Bella Hadid, Miley Cyrus, Rihhana-n dhe të tjera. Nensi është larguar nga Tirana në moshën 16 vjeç për të studiuar në Londër ku sot ka brendin e saj të veshjeve./albeu.com/