Pesë orë ecje, Haradinaj ngjitet me djemtë e nipin në Liqenin e Jazhincës! Gëzuar! (VIDEO)

Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), përvjetorin e 23 të çlirimit të Kosovës e kaloi duke përshkruar 5 orë në këmbë rrugën për në liqenin e Jazhinces.

Përmes disa videove të postuara në Facebook, të dielën, Haradinaj ka treguar që bashkë me dy djem dhe nipin, kanë ecur pesë orë për te Liqeni Jazhinces.

“Gëzuar Ditën e Çlirimit, Kosovë!”, shkruan ai.

Haradinaj ka qenë komandant në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, zona operative e Dukagjinit, shkruan Express. Ai gjatë luftës kishte humbur vëllezër në betejë kundër Serbisë. Gjatë kësaj dite ka përkujtuar të gjithë dëshmorët e kombit.