Edmond Panariti largohet nga LSI, shkon në Presidencë
Edmond Panariti ka ndërprerë angazhimin e tij me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Në një postim në rrjetet sociale, Panariti sqaron se këtë vendim e ka marrë për shkak të një ftese për tu angazhuar në një detyrë të rëndësishme.

Gazetarja Esiona Konomi bën të ditur për abcnews.al se ish-ministri i Bujqësisë do të angazhohet në Presidencë. Mësohet se Panariti do të marrë postin e shefit të Kabinetit në Presidencë.

Statusi i plotë:

Të dashur miq, kolegë dhe bashkëpunëtorë!

Që nga dita e sotme kam vendosur të ndërpres angazhimin tim si pjesë e strukturave të Lëvizjes Socialiste për Integrim, për shkak të një ftese për tu angazhuar në një detyrë të rëndësishme .

Me këtë rast më lejoni t’ju falenderoj përzemërsisht për këtë rrugëtim 16 vjeçar të përbashkët, plot sfida, sakrifica dhe arritje.

Duke ju shprehur mirënjohje dhe falenderim për miqësinë vlerësimin dhe mbështetjen, ju siguroj që do të mbetem miku juaj përherë.
Shtuar më 12/11/2020, ora 12:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori