Aksident i trefishtë në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, një i plagosur

Tre automjete janë përfshirë në një aksident mëngjesin e sotëm në aksin Elbasan-Librazhd.

Për pasojë njëri prej drejtuesve ka mbetur i plagosur.

Burime jo zyrtare bënë me dije se aksidenti ndodhi rreth orës 06:40 në Labinot Fushë dhe njëri prej tre automjeteve që u përfshi në këtë aksident përfundoi jashtë rruge.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë tentativa për parakalim të gabuar dhe policia ka dokumentuar të gjitha provat në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet që çuan në përplasjen mes tre automjeteve./Albeu.com/


Shtuar 5.03.2023 07:40