Edi Rama tregon se kur do i marrë pushimet dhe ku do të shkojë
Kryeministri Edi Rama ka zbuluar se ku do i kalojë pushimet këtë verë.

I ftuar në emisionin “Tek Unë me Arjola Shehun” në INTv, Rama tha se pushimet do i nisë në datën 1 gusht dhe do i kalojë në Dhërmi duke mbajtur kështu fjalën për të mos i bërë pushimet jashtë.

Ai gjithashtu tregoi edhe preferencën e tij muzikore ku u shpreh se pëlqente muzikën e vjetër kryesisht Jazzin dhe dhe përmendi si të preferuar grupin The Beatles.

Ku do i kaloni pushimet?
Dhërmi. Do i marr në 1 gusht. /albeu.com/
Shtuar më 29/07/2017, ora 16:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori