Edi Rama zbulon emrat e ministrave të rinj
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pas mbledhjes së PS ka publikuar emrat e ministraverinj që do të zëvendësojnë, ata që u shkarkuan dje.

Rama ka vendosur Fatmir Xhafën në postin e Ministrit të Brendshëm. Ai do të lerë komisionin e Ligjeve dhe atë të Reformës në Drejtësi për të drejtuar në 6 muajt e ardhshëm postin e lënë nga Saimir Tahiri.

Olgerta Manasterliu, dikur bashkëpunëtore e Ramës në Bashki dhe sot drejtoresha e QSUT-së, do të zërë vendin e Ilir Beqaj në postin e Ministrit te Shendetesise.

Olta Xhacka, kryetarja e forumit të Gruas ne PS, do të drejtojë Ministrinë e Mirëqenies Sociale, ndërkohë që Eduard Shalsi do të zërë vendin e Bledi Çuçit në postin e ministrit të Çështjeve Vendore./albeu.com/
Shtuar më 13/03/2017, ora 10:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori