Einxhel dhe Dj Dagz surprizojnë moderatorin e njohur LIVE në emision (VIDEO)

Moderatori i njohur, Flori Gjini, ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen dhe duket se surprizën më të bukur ia kanë bërë Einxhel Shkira dhe Dj Dagz.

Çifti i njohur e ka surprizuar moderatorin teksa ndodhej në emision live në radio. Me një tortë të vogël simbolike në duar ata janë futur në studio duke e kapur Florin në befasi.

Ka qenë moderatorja e njohur që ka ndarë me ndjekësit në “Instagram” videon e surprizës teksa ka shkruar:

“Gëzuar ditëlindjen Flori Gjini. Fjalët nuk mund të përshkruajnë se sa shumë të dua por shpresoj që ti mund ta ndiesh. Gjithashtu ti je me fat sepse as qirinjtë nuk duan që të plakesh ti”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Einxhel Shkira (@einxhel_shkira)

Në pamjet e kapur nga Dj Dagz, Flori shihet i habitur nga prezenca e tyre, teksa çifti i njohur më pas i është bashkuar studios për një mini-intervistë.

Flori dhe Einxhel janë miq prej vitesh dhe kanë një marrëdhënie shumë të ngushtë. Se bashku me figura të tjera publike si Fjoralba Ponari, Argjira Spanca, Graciano Tagani ata krijojn