Edi Rama nuk ndalet, publikon tjetër foto ironike për Halim Kosovën
Kryeministri Edi Rama vijon që ta trajtojë me ironi kandidaturën e Halim Kosovës për Tiranën.

Rama ka postuar një foto ironizuese për kandidatin për Bashkinë e Tiranës.

“Thënia e ditës. Në rast se do kem mundësi të bëj 10 gjëra, unë do të bëj vetëm 5. Dr.Halim Kosova”, thuhet në foton e postuar nga Rama.

Nuk dihet nëse kjo thënie është thënë vërtetë nga Kosova apo është një shpikje e Ramës.

Ndërkaq, edhe dje Rama publikoi një foto të ngjashme me një thënie tjetër të Kosovës. /albeu.com/


Shtuar më 27/04/2015, ora 19:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori