Edi Rama më në fund zbulon kush përgjigjet komenteve në facebookun e tij
Edi Rama është kthyer shpeshherë në qendër diskutimesh për përgjigjet sarkastike që iu kthen komentuesve në faqen e tij zyrtare ne facebook.

Kryeministri nuk e kursen ironinë dhe humorin për ndjekësit e tij, e ndonjëherë këto komente janë konsideruar edhe fyese.

Por të gjithë pyesin veten se ku e gjen kohën një kryeministër dhe lider partie të qëndrojë kaq gjatë në Facebook? I pyetur për këtë në “Xing me Ermalin, Edi Rama është shprehur, “I bëj vetë, kur jam në makinë, ose natën vonë në shtëpi.”

Më tej Rama ka zbuluar se përpara se t’u përgjigjet komenteve viziton profilet e fansave të tij duke krijuar kështu një përshtypje për individin në fjalë.
/albeu.com/
Shtuar më 18/06/2017, ora 09:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori