Edi Rama këshillon maturantët: Realizoni ëndrrat tuaja siç bëri Lionel Mesi
Gjatë një takimi me maturantët kryeministri Edi Rama u shpreh se e Medalja e Artë e nxënësve do t’u hapë dyert atyre në të gjithë botën, ku mund të kenë mundësinë të ndjekin ëndrrat e tyre.
Rama mori si shembull futbollistin e Barcelonës Lionel Mesi apo edhe Ermonela Jahon.

“Sistemi arsimor ishte i molepsur prej sistemit që demotivonte studentët, mësuesit, prindërit. Që prej vitit 2012 asnjë prej maturantëve që plotësonin kriteret për të marrë Medalje të Artë, nuk mundën ta merrnin atë.

Ka një përmirësim të konsiderueshëm. Ka pasur arsye për t’u ndjerë krenarë për rezultate këto vite, por momenti më emocionues ka qenë kur kemi marrë këto rezultate, duke parë që reforma ka lëvizur një sistem që dukej i ndryshkur. Rezultatet e maturantëve janë përmirësuar. Maturantët do të kenë universitete më të mira. Kemi shumë për të bërë, por kemi shumë për të humbur nëse nuk vazhdojmë këtë rrugë, se është proces në rrugë zhvillimi.

I falënderoj të gjithë nxënësit e shkëlqyer për shembullim e jashtëzakonshëm që i japin të gjithë shoqërisë. Ju jeni heronj të mitë, dhe e them me sinqeritetin më të madh duke menduar gjithmonë për mjedisin ku keni arritur të bëni këtë kryevepër. Ju uroj të mos jetë kryevepra e fundit. Pasi keni bërë një pjesë shumë të vështirë ku askush nuk ju njihte. Kudo ku të shkoni dhe në botë, Medalja e Artë do ju hapë dyert. Besoni në veten tuaj, kini si shembull Lionel Messi-n që thoshte dua të luaj me Barcelonën, sot luan me Barcelonën, Ermonela Jahon e cila thoshte se do këndoj në La Scala, e morën për të çmendur por të gjithë tani vdesin të gjejnë një biletë për ta parë.
Sot lexoni fjalimin e Steve Jobs përpara studentëve, që do ju japë një dozë të fortë droge natyrale”, u shpreh Rama./Albeu.com/

Shtuar më 21/03/2017, ora 18:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori