Edi Rama kërcënon socialistet më shkarkim: Spiropali nuk ka punuar mirë!
"Elisa Spiropali nuk e ka bërë punën mirë, prisja nga ajo të dilte me rezultate dhe të thoshte kush nga kryetarët e PS-së duhen shkarkuar."

Kështu ka deklaruar kryeministri Edi Rama gjatë asamblesë së PS-së ku me tone të ashpra ai kërcënoi kryetarët e PS-së me shkarkim.

"Deputetët nuk janë zyra pune, as në mundësinë dhe përgjegjësinë të marrin përdore cdo njeri që ka problem me administratë dhe t’ja zgjidhin se është e pamundur.

Kryetarët ku janë, nuk u kanë dhënë detyrën të merren me punësime, ka që e bëjmë duhen hequr, nuk u ka dhënë njeri detyrën të bëjnë ndërmjetësime, për të rregulluar tërë farefisin, duhen shkarkuar se njerëzit nuk janë qorra e shurdhe dhe nuk u duhet se ca thotë Rama në televizor.

Elisa nuk e bëri këtë sepse nuk ka bërë detyrën si duhet. Kjo është e vërteta. Dhe unë shpresoj ta bëjë..." /albeu.com/
Shtuar më 28/04/2018, ora 11:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori