Disa shtetet kanë hequr kufizimet anti-Covid, Gjermania “ul marshin” e vaksinimit

Ritmi i fushatës së vaksinimit kundër koronavirusit në Gjermani vazhdon të ngadalësohet ndjeshëm, një ditë pas hyrjes në fuqi të një ligji të ri që parashikon heqjen e kufizimeve anti-Covid për popullsinë, ndërsa sipas autoriteteve të ministrisë së Shëndetësisë rreth 23.5 për qind e qytetarëve mbeten të pavaksinuar.

Shtetet federale gjermane kanë thënë megjithatë se do të përdorin një fazë tranzicioni 2 javore të parashikuar në ligj, që do të thotë se në praktikë pak pritet të ndryshojë përpara 2 prillit.

“Të paktën 60 000 doza u administruan në 24 orë”, sipas të dhënave nga agjencia kombëtare e kontrollit të sëmundjeve, Instituti Robert Koch. Rreth 75.8% e popullsisë (të paktën 63.1 milion njerëz) është vaksinuar me dy vaksina anti-Covid.

Rreth 58.2% e popullsisë së vaksinuar ka marrë gjithashtu një dozë përforcuese.