Edi Rama i kap kokën Ramush Haradinajt (FOTO LAJM)

Pak ditë më parë në Tiranë u shfaq premierë një dokumentar, i cili i kushtohej jetës së futbollistit Lorik Cana.

Të ftuar ishin personalitete nga politika, sporti, arti, televizioni etj. Në tavolinën qendrore ishin të pozicionuar kryeministrat Edi Rama dhe Ramush Haradinaj.

Kryeministri Rama u largua para kohe dhe, ky është momenti kur ai përshëndet homologun e tij nga Kosova,raporton panorama.

Pra, nuk është një dhënie dorë, as një përqafim, por shtrëngim i kokës me duar dhe afrim i kokës së tij te koka e Haradinajt.

Një takim përshëndetje afrimiteti, por krejt ndryshe nga ato të zakonshmet.


Shtuar më 09/12/2018, ora 12:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori