SHBA dëbon numrin 2 të ambasadës ruse në Uashington

SHBA dëbon diplomatin nr. 2 në ambasadën ruse në Uashington.

BBC raporton se lajmi konfirmohet nga një zyrtar i Departamentit Amerikan të Shtetit dhe kjo vjen si përgjigje ndaj Rusisë e cila dëboi diplomatin e rangut të dytë amerikan në Moskë në fillim të këtij viti.

Rusët janë lajmëruar për këtë vendim dje ndërsa diplomatit i kanë dhënë disa javë kohë që të largohet nga SHBA-ja

SHBA-ja e ndërmori këtë veprim si një përgjigje e drejtpërdrejtë për zyrtarët të cilët nuk kanë bërë asgjë për të zgjidhur krizën mes Rusisë dhe Ukrainës. Ky vendim vjen pas vitesh të këqija diplomatike të shkëmbyera mes dy vendeve.


Shtuar 24.02.2022 21:07