Edi Rama gati të presë Nanon në zyrën e vet
Albeu.com
Në mesditë Hotel Rogneri ka qenë vendi i takimit të ish-Kryetari i PS-së, Fatos Nano me Kryetarin e Grupit Parlamentar të PDK-së, Nikollë Lesi. Në këtë takim ai e ka njohur Lesin me platformën e kandidimit të tij për postin e Presidentit të Republikës.Ky takim sipas Nanos është zhvilluar në kuadrin e iniciativës lidhur me projektin e kandidimit te tij si President. Takimi me Lesin si drejtues i grupit të një partie të rëndësishme të koalicionit qeverisës ishte pjesë e takimeve që zoti Nano po bën me gjithë faktorët përfaqësues
Ish kryetari i PS-së në lidhje me takimin që ai do të kryejë tha se "në bisedimet direkte me zotin Rama do të paraqes orientimin jokonfliktual të iniciativës sime politike, përfshi dhe faktin e pakontestueshëm që iniciativa ime jo vetëm nuk drejtohet kundër askujt, por mbi të gjitha nuk drejtohet kundër partisë që unë kam krijuar dhe natyrisht as kundër kryetarit aktual të saj".

Pas kësaj u mësua se ka pasur një reagim pozitiv nga ana e kryetarit aktual të PS-së Edi Rama. Lajmi u bë i ditur nga zyrat e PS. Mendohet që Nano do shkojë në zyrën e Ramës në orën 18:00 ku aty do i paraqesë platformën si kandidat për Presdient kryetarit aktual të PS-së. Megjithëse prill tha se sdo kalonte nga zyra e rames dhe se nuk kishte nevojë për Ramën mos arritja e mbledhjeve të firmave për kandidim duket se ka qenë shkaku kryesor për këtë veprim të Nanos. start
Shtuar më 14/06/2007, ora 16:59
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori