Edi Rama do të vizitojë Beogradin
Pëlqej
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në muajin shtator, do ta vizitojë kryeqytetin e Serbisë, Beogradin.

Në kabinetin e kryeministrit Rama, tashmë ka mbërritur ftesa nga ana e kreut të qeverisë së Serbisë, Aleksandër Vuçiç, transmeton Danas.

Ajo që mbetet për tu zgjidhur në çështje protokollare është vetëm data e saktë e vizitës.

Në fakt, Rama duhej ta kishte vizituar Beogradin që në mars, por vizita e tij u shty, për shkak se në këtë muaj në shtetin serb u mbajtën zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Kjo është dhe e para vizitë e një politikani te larte shqiptar në Serbi pas 70 vitesh.

Hera e fundit kur një zyrtar i lartë shqiptar ka shkelur në Beograd, ka qenë viti 1947-të, kur diktatori Enver Hoxha takoi liderin komunist jugosllav, Josip Broz Titon. /albeu.com/

Shtuar më 25/08/2014, ora 23:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori