Edi Rama: Do të jepja dorëheqjen vetëm nëse…
Kryeministri Edi Rama e bëri të qartë se nuk do të jepte dorëheqjen si homologu i tij i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Në emisionin Opinion, këtë mbrëmje, kryeministri tha se do të jepte dorëheqjen vetëm nëse nuk do kishte bërë detyrën.


"Në rastin e Zaevit është komplet gjë tjetër dhe në atë rast çdo kush tjetër do bënte të njëjtën gjë për një arsye tjetër, sepse Zaevi ka kërkuar ndërrimin e emrit, e emrit të vendit e kupton çdo të thotë të ndërrosh emrin e vendit?

Është njësoj tani si ti të ndërrosh emrin të vish të Fevziu ti të quhesh Sami Ameni që të hysh tek Fevziu (I drejtohet Andi Bejtes) .

E kupton çdo të thotë të quhet Sami Ameni të vish te Fevziu. Ose Fevziu të quhet Bruno Vespa që të lidhet direkt me Rain, e kupton dhe pastaj RAI në fund t’i thotë ti s’ke flokë nuk të marrim te Bruno Vespa…Ca do bëjë Fevziu, ca do bësh ti?", tha Rama.
Shtuar më 24/10/2019, ora 22:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori