Kim Mehmeti: Edi Rama deri vonë nuk e dinte se ka shqiptarë në Shkup
I ftuar në emisionin e Adi Krastës “A Show” në T7, shkrimtari dhe analisti i njohur Kim Mehmeti ka biseduar mbi tematika të ndryshme që janë aktuale kohëve të fundit në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, shkruan InfoShqip.

Nuk mbeti pa u diskutuar edhe mbi kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, për të cilin i ftuari i emisionit, Kim Mehmeti, ka kohë që flet me gjuhë kritike. Por përtej aktualiteteve politike, Mehmeti u kthye pas në kohë, duke thënë se Rama në vitet kur botoi librin e tij, as nuk e dinte se ka shqiptarë në Shkup.

Rama deri vonë nuk e dinte se ka shqiptarë në Shkup, kur e promovoi librin e tij atij i thanë që të bëjë një promovim të librit edhe në Shkup duke i’a bërë me dije se edhe atje ka shqiptarë” u shpreh mes tjerash shkrimtari i njohur Mehmeti. /InfoShqip/
Shtuar më 10/01/2020, ora 22:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori