Edi Rama: Bllokimi i trafikut, i qëllimshëm
Pëlqej
Kryetari i PS-së, Edi Rama
Bllokimi i trafikut ishte i qëllimshëm dhe për këtë nuk ka faj Bashkia e Tiranës. Kjo ishte në sajë të Ministrit Basha, Ministrisë së Brëndshme, kryeministrit Berisha të cilët kanë orkestruar të gjithë këtë shfaqje të pashembullt në mungesë të europianizimit , demokratizimit e duke lënë të bllokuar dhjetra mijera qytetarë nëpër rrugë.

Kjo akuzë e drejtëpërdrejtë e Kryetarit të Bashkisë Edi Rama vjen pas situatës kaotike që ka përshirë Tiranën e rrethet e tjera ditën e sotme. Duke kërkuar nje hetim të menjëhershëm nga Prokuroria, Rama e cilësoi këtë akt si të pashembullt.

“Eshtë e pashembullt, barbare, kriminale, qe ne mes te Europës të ndodhi një gjë e tillë, në mënyrë të qëllimshme”.
Shtuar më 22/11/2010, ora 19:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori