Edi Palokës nuk i del inati me Ramën, i rrëzon "bustin" (FOTO LAJM)

Edi Palokës duket se nuk i ka dalë ende inati me kryeministrin Rama edhe pse disa ditë më parë e spërkati me bojë në Kuvend.

Paloka së fundmi me anë të një postimi në Facebook ironizon Ramën duke e montuar si busti i diktatorit Enver Hoxha.

Kjo lëvizje vjen një ditë para protestës së dytë të thirrur nga opozita dhe në një valë të nxehtë politike pas deklaratës për djegien e mandateve.

Shkrimi i Palokës:

Me 20 shkurt 1991, pasi qytetaret e Tiranes rrezuan bustin e diktatorit, ne dolem nga greva e urise. Sa kishte filluar te erresohej. Pas tre ditesh ne greve doja te shkoja sa me pare ne shtepi, por nuk me ikej pa bere nje foto me koken e diktatorit qe qytetaret e Tiranes e sollen tek ne pasi e terhoqen zvarre qe nga sheshi.

Ne fakt gjeta vetem disa copa nga bronxi qe deri ate dite ngrihej me arrogance ne mes te kryeqytetit si monumenti i diktatorit. Copat e bronxit ishin shtypur nga goditjet qe duket se i kishin dhene njerzit dhe…qelbeshin era shurre. Duket se urrejtja e grumbulluar e shqiptareve ishte zbrazur mire; nuk ishin mjaftuar as me rrezimin, as me terheqjen zvarre, as me goditjet me hunj por edhe i kishin permjerre siper diktatorit.

E pra deri ate dite dukej si e pamundur qe ai monument te shkulej nga aty…/albeu.com/
Shtuar më 20/02/2019, ora 09:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori