Edi Paloka, kryetar i komanduar i grupit të PD-së
Edi Paloka
Update- Ashtu sikurse pritej gjatë mbledhjes së sotme të grupit parlamentar të PD-së deputeti i qarkut të Tiranës, Edi Paloka, është komanduar nga kryetari Basha si kreu i Grupit Parlamentar të demokratëve.

Emërimi i Palokës si kryetar i Grupit Parlamentar vjen pasi ai në katër vitet e kaluara mbajti pozicionin e nënkryetarit të Grupit, të cilin e drejtoi Astrit Patozi. Ndërkohë Jorida Tabaku është zgjedhur zëdhënëse e grupit kuvendor të PD-së. Ndërsa Gent Strazimiri është caktuar sekretari i grupit të PD-së.




Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha vlerësoi sot punën e bërë në këto 8 vjet nga qeveria e djathtë me në krye kryeministrin Sali Berisha.

Duke folur në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së,
Basha renditi disa nga reformat e bëra gjatë qeverisjes së djathtë si anëtarësimi në NATO, MSA dhe rrugën drejt Bashkimit Europian.

“Qeveria Berisha është dhe do të mbetet një histori e pakrahasueshme suksesi. Ata që kanë ardhur sot në pushtet do të tuhet t`i bëjnë llogaritë dhe bilanin e saj. Jam krenar që kam qënë pjesë e kësaj qeverie” tha Basha.

Basha theksoi se mazhoranca e sotme do të ketë përballë një opozitë të fortë, moderne dhe institucionale e cila do të jetë një kontrolluese e përditshme e akteve të qeverisë dhe verifikuese e premtimeve të saj.

“Ne nuk do të jemi një opozitë akademike por opozita jonë do të jetë popullore dhe publike. Deputetët tanë do të jenë në kontakt të vazhdueshëm me zgjedhësit. Grupi ynë parlamentar do të jetë në çdo seancë zëri i drejtë dhe i paanshëm i opozitës në Parlament. Ne nuk do të lejojmë gënjeshtën elektorale, kush tërhiqet nga mbajtja e premtimeve do të përballet me pasojat” shtoi Basha.


11:11- Deputeti i qarkut të Tiranës, Edi Paloka pritet të zgidhet kryetari i komanduar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Mësohet se ai do të mbajë këtë post deri në datën 15 dhjetor kur kjo parti do të zhvillojë zgjedhjet për strukturat e reja.

Kjo gjë pritet të vendoset në mbledhjen e paraditës së sotme të grupit parlamentar të Partisë Demokratike.


Forma e zgjedhjes së tij do të jetë komandimi, për shkak se sipas statutit të Partisë Demokratike kryetari i Grupit Parlamentar zgjidhet me votim të fshehtë nga anëtarët e Këshillit Kombëtar. Emërimi i Palokës si kryetar i Grupit Parlamentar vjen pasi ai në katër vitet e kaluara mbajti pozicionin e nënkryetarit të Grupit, të cilin e drejtoi Astrit Patozi. /albeu.com/
Shtuar më 09/09/2013, ora 12:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori