Edhe zv/ministri i Brendshëm i dënuar 4 vjet për trafik makinash (FOTO LAJM)

Vendimi për dënimin e zv/ministrit të Brendshëm, Ilir marko
Ligji i Dekriminalizimit pritet që të nxjerrë të tjerë zyrtarë me të kaluar kriminale.

Pas largimit të Elvis Rroshit nga posti i kreut të Bashkisë së Kavajës pasi ka qenë i dënuar në Itali për përdhunim në grup, duket se viktimë e Dekriminalizimit se do të bien edhe zyrtarë të Qeverisë.

Zv/ministri i Brendshëm Ilir Marko nga radhët e LSI ka qenë i dënuar më parë me 4 vite burg për trafik të makinave, shkruan Syri.

Marko është dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit të Tiranës në vitin 2006 për trafikim të mjeteve motorike.

Shikoni më sipër vendimin e Gjykatës. /albeu.com/
Shtuar më 01/06/2016, ora 01:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori