Ndryshon rezultati në Maqedoni, këtë raund e vështirë të zgjidhet presidenti (FOTO
Edhe Vatikani kunder ndertimit te kishes ne qender te Shkupit
Albeu.com
Vatikani i ka dërguar një mesazh të qartë qeverisë maqedonase, për të anuluar projektin e ndërtimit të kishës “Shën Kostandini dhe Elena” mbi themelet e shtëpisë së humanistes shqiptare Nënë Tereza, njoftojnë mediat.
Lajmin e bëjnë të ditur për mediat maqedonase burime qeveritare, sipas të cilave reagimi i selisë së shenjtë ka qenë sugjerues për të mos u ndërtuar kisha mbi themelet e shtëpisë së nobelistes për paqe.
Nëse ndalehot ndërtimi i kishës, atëherë do të anulohet edhe ndërtimi i xhamisë “Burmali”. Me gjithë këto, në sheshin e kryeqytetit maqedonas ka vijuar vendosja e bazamenteve dhe ndërtimeve fillestare për vendosjen e busteve të parapara në bazë të projektit "Shkupit 2014".

Projekti në fjalë ishte temë disktumi edhe në seancën e djeshme plenare të Kuvendit të Maqedonisë, ku opozita e udhëhequr nga LSDM akuzoi qeverinë se po e përdor projektin “Shkupi 2014” për fushatën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Ndërkohë, Kryeministri Nikolla Gruevski në përgjigjen e tij ka theksuar se projekti “Shkupi 2014” ka edhe efektin e angazhimit të fuqisë punëtore, pasi sipas tij, për realizimin e projektit do të hapen vende të reja të punës.

"Në ndërtimin e sheshit do të angazhohen mbi 15 mijë punëtorë dhe dy mijë të tjerë si kooperues. Të gjithë këta kanë familje dhe nga kjo del se 15 mijë familje do të kenë përfitim nga realizimi i këtij projekti", ka theksuar kryeministri Gruevski, duke shtuar se projekti do të kushtojë 80 milion euro, dhe jo sipas zërave që thonë rreth 200 milion euro.

Projekti "Shkupi 2014" ka qenë pjesë e bisedimeve mes partnerëve të koalicionit, ku BDI ka kërkuar që sheshi të reflektojë edhe realitetin multietnik në Maqedoni. Jozyrtarisht, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti dhe ai i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski kanë biseduar për mundësinë që në kuadër të këtij projekti të përfshihen edhe personalitete historike shqiptare.
Shtuar më 26/02/2010, ora 16:51
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori