Edhe takimi i sotëm në Vjenë pa ndonjë rezultat
Albeu.com
Ashtu siç është pritur, takimi i Elefantëve nuk solli asgjë të re. Delegacionet filluan dhe i përfunduan bisedat e fundit të nivelit më të lartë në mes të Prishtinës dhe Beogradit duke mos lëvizur nga pozicionet tashmë të njohura: Prishtina mbështet pakon, ndërsa Beogradi tha, sipas tyre, edhe një “Jo” historike.I vetmi që u prononcua deri tani ishte kryetari i Kosovës, Fatmir Sejdiu i cili tha se delegacioni i Prishtinës erdhi që të përfundojë procesin historik i cili do të përcaktojë statusin e Kosovës, përkatsisht shpalljen e pavarësisë së vendit. Kryetari dhe kryeministri i Serbisë, Boris Tadiq, përkatësisht Vojsillav Koshtunica gjatë fjalimeve të tyre insistonin që pikënisja e bisedimeve të jetë autonomia substanciale për Kosovën në kuadër të Serbisë. Për Koshtunicën, grabitja e Kosovës nga Serbia do të paraqiste precedentin më të rrezikshëm deri më tani, ndërsa për Tadiqin kjo do të shpiente qonte drejt një jostabiliteti afatgjatë në rajon.Takimi i elefantëve nisi me gjysmë ore shtyerje për shkak të vonesës së aeroplanit të kryetarit të Serbisë Boris Tadiq i cili ka udhëtuar ndaras nga kryeministri serb. Ky i dyti nga ana tjetër, njëjtë sikur në takimin e kaluar të Elefantëve u largua nga objekti i pallatit Hofburg gjatë kohës së drekës. Sipas protokolit, parashihej që gjatë drekës ulësja e Vojislav Koshtunicës të jetë pranë ulëses së homologut të tij kosovar Agim Çekut.Si qëndrojnë gjërat aktualisht, dokumenti i Marti Ahtsarit do dërgohet në selinë e OKB-së në Nju Jork, pa asnjë ndryshim tjetër, pasi që korrigjimet kanë qenë të mundshme vetëm nëse do ekzitonte pajtueshmëria e të dyja palëve. Sonte pritet mbajtja e një takimi të Grupit të Kontaktit, ku thuhet se do vlerësohen prezantimet e qëndrimeve gjatë takimit dhe do akordohen hapat e mëtutjeshëm. rtk
Shtuar më 10/03/2007, ora 17:29
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori