Gjashtë rëndë, si paraqitet situata e koronavirusit në Kosovë

Drejtori i departamentit për informim në Ministrinë e Shëndetësisë,Faik Hoti ka bërë të ditur se në Klinikën Infektive sot janë shtruar 24 pacientë me COVID-19.

18 prej tyre sipas Hotit janë në gjendje stabile, kurse 6 të tjerë kanë pasur gjendje më të rënduar shëndetësore dhe po trajtohen me oksigjenoterapi.

Hoti ka bërë të ditur se pesë pacientë të dyshuar me COVID-19 janë në pritje të rezultateve.

Postimi i plotë:

Sipas të dhënave nga Klinika Infektive aty sot ka pasur të hospitalizuar 24 pacientë me Covid-19;
• 18 të sëmurë janë në gjendje stabile
• 6 të tjerë kanë pasur gjendje më të rënduar shëndetësore dhe janë me oksigjenoterapi.
Pesë pacientë të tjerë janë të dyshuar në Covid-19 dhe në pritje të rezultateve të RT-PCR nga IKSHPK.

(Këto të dhëna mund të ndryshojnë gjatë ditës)!


Shtuar 24.03.2020 16:16