Edhe Rama e ka takuar Obamën
Gjatë prezantimit të djeshëm të kandidatëve të PS-së për Tiranën, është shfaqur në sfondin e podiumit një foto e takimit të Edi Ramës me presidentin amerikan, Barack Obama.

Fotoja është realizuar në tetor të vitit të kaluar, por është publikuar vetëm dje. Në foto, Rama dhe Obama bisedojnë lirshëm, ndërkohë që shtrëngojnë duart me njëri- tjetrin.
Bëhet fjalë për një takim në tetor të vitit të shkuar, kur Edi Rama pa shumë bujë e zhurmë u largua për në SHBA, ku pati një takim në San Françisko me presidentin amerikan,, i cili ishte në pritje të marrjes së mandatit të dytë. Në atë kohë, Rama bëri një njoftim të shkurtër në Twitter për takimin, duke thënë se Obama e ka vlerësuar liderin e opozitës. /albeu.com/
Shtuar më 24/05/2013, ora 14:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori