Edhe Qeveria e Maqedonise shpalli njohjen
Albeu.com
23:01 - Ministri i jashtem maqedonas Antonio Milloshovski, ne konferencen per shtyp te organizuar pas mbledhjes se qeverise, deklaroi se Maqedonia ka njohur Republiken e Kosoves.Milloshovski theksoi se njohja eshte bere duke patur parasysh interesat e Republikes se Maqedonise dhe duke shtuar se Maqedonia se shpejti do te vendos edhe marredhenie diplomatike me Kosoven.

Shefi i diplomacisë maqedonase tha se lidhur me njohjen paraprakisht ka njoftuar nëpërmjet telefonit homologët e tij në Prishtinë dhe Beograd, Skender Hyseni dhe Vuk Jeremiç.

Vendimi është sjellë në koordinim me Qeverinë e Malit të Zi, e cila disa orë më parë e ka njohur shtetin e Kosovës.

Sot, fillimisht, në Parlamentin e Maqedonisë është miratuar një rezolutë, ku i është kërkuar qeverisë që të njohë pavarësinë e Kosovës dhe të vendosë marrëdhënie diplomatike në mes dy vendeve.

Miratimit të saj i parapriu një debat i ashpër midis pozitës dhe opozitës. (albeu.com/shkup)
Shtuar më 10/10/2008, ora 05:05
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori