Edhe pak minuta deri te pavaresia
Albeu.com
Atmosfere festive po mbreteron ne Prishtine. Në sheshin qëndrorë “Nëna Terezë” në Prishtinë, njerëz nga mbarë Kosova dhe vende tjera me flamuj duke vallëzuar dhe kënduar. Ndërsa në të gjitha rrugët vërshojnë makinat me boritë dhe flamujt kombëtar dhe të SHBA-ve.12:00- Sheshi i mbushur përplot me dashamirë të pavarësisë si dhe të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë janë në pritje të momentit kur Parlamenti i Kosovës do të miratojë vendimin për krijimin e shtetit të ri të Kosovës.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi sa po bëri të ditur lajmin se, deklaratën për pavarësinë e Kosovës e ka dërguar për shqyrtim në Kuvendin e Kosovës.
Ai në një konferencë për media bëri të ditur përmbajtjen e deklaratës në fjalë. Kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka ftuar kryesin e Kuvendit të Kosovës për të shqyrtuar këtë akt me të cilin të krijohet shteti më i ri në Evropë.
Për nderë të festës së madhe, Aleanca Kosovare e Biznesit dhe Oda Ekonomike e Kosovës si dhe të gjitha bizneset kanë filluar t’i urojnë festën e pavarësisë të gjithë qytetarëve me artikujt e tyre falas.
Pastiçeria “Fellini” ka vendosur në shesh “ëmbëlsirën e pavarësisë”, një ëmbëlsirë gjigante prej 25 metrash katrorë, ndërsa dalngadal pritet edhe zbulimi i një skulpture të veçantë dhe moderne për nga përmbajtja, pastaj koncerti i veçantë i
Filarmonisë së Kosovës dhe koncerti qendror që do të mbahet në qendër të qytetit.

Ja programi i shpalljes se Pavaresise

axhendën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

10:00 Kryeministri niset nga Qeveria drejt Parlamentit të Kosovës - dorëzon
kërkesën për seancë të jashtëzakonshme të Parlamentit

11:00 Kryeministri e bën publike kërkesën për seancë të jashtëzakonshme të
Parlamentit

12:00 Takimi i Kryesisë së Kuvendit

13:30 Takimi i grupeve parlamentare

15:00 Seanca plenare e Parlamentit të Kosovës

18:00 Deklaratat e të tre liderëve në Prishtinë: Media Center - Hotel
"Grand"

18:30 Ngritja e obeliskut të Pavarësisë para Pallatit të Rinisë në Prishtinë

19:00 Koncerti i Filarmonisë së Kosovës, Salla 1 Tetori

20:00 Koncert në Sheshin e Prishtinës

22:50 Presidenti dhe kryeministri i drejtohen masës së tubuar

23:00 Ndezja e fishekzjarrëve në katër pjesë të ndryshme të Prishtinës

Rreth 2 000 gazetarë vendor dhe të huaj do të mbulojnë ngjarjen. Në ditën e shpalljes pritet të arrijnë dhjetëra delegacione nga rajoni dhe bota.
Shtuar më 17/02/2008, ora 20:32
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori