Edhe nje parti e re ne Shqiperi, Lesi formon LDK-ne
Pëlqej
Albeu.com
Pas divorcit me kreun e PDK-së, deputeti Nikollë Lesi i ka dhënë fund përfaqësimit në Parlament si deputet i pavarur. Lëvizja Demokristiane do të jetë aleate e fuqishme me PD-në, thote Nikolle Lesi.Ditën që braktisi Partinë Demokristiane, deputeti Lesi premtoi se megjithëse largohet nga partia e drejtuar nga ministri i Shëndetësisë, Nard Ndoka, do të vazhdojë të ketë bindje demokristiane. Lesi ka bërë me dije dje se ka formatuar partinë e re, të quajtur Lëvizja Demokristiane shqiptare, e cila mban emërtimin LDK. "Lëvizja Demokristiane shqiptare është një parti e qendrës dhe është në koalicion me Partinë Demokratike, pasi elektorati i saj është ai i 3 korrikut 2005", tha Nikollë Lesi. Statusi i Partisë Lëvizja Demokristiane ka një nen të veçantë, ku citohet se "kryetari i LDK-së nuk mund të marrë poste ekzekutive, në të kundërt dorëhiqet ose quhet i shkarkuar". Kryetari i LDK-së, Nikollë Lesi, shprehet se ky nen është bërë për të ruajtur këtë parti nga sindromi i partive të vogla, ku kryetari synon të bëhet ministër dhe më pas e keqpërdor partinë. Si parti e qendrës dhe aleate e PD-së, partia e Nikollë Lesit do të fokusohet në premtimet që janë bërë në zgjedhjet e 3 korrikut.

Kryetari i LDK-së nuk i ka anashkaluar edhe kritikat ndaj kreut të PDK-së, duke u shprehur se "Nard Ndoka tradhtoi interesat demokristiane". Partia më e re në Kuvend kërkon një prag 3% për partitë, duke këmbëngulur se një nga reformat më të rëndësishme është ajo zgjedhore. Në Kuvendin e Shqipërisë, PDK-ja do të përfaqësohet nga një deputet i vetëm. Për momentin, deputet i PDK-së është vetëm Nikollë Lesi. Fakti nëse kjo parti do të përbëhet më pas edhe nga deputetë të tjerë, Lesi ka preferuar t‘ia lërë këtë gjë kohës, duke u shprehur se "gjithçka do të shikohet më vonë".

Një ditë më parë, me vendim të Gjykatës të Shkallës së Parë, kreu i grupit kuvendor të PDk-së, Pashk Ujka, emërohet zyrtarisht edhe kryetar i Partisë Kristiandemokrate.
Shtuar më 09/11/2007, ora 20:19
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori