Edhe nje minister ndahet nga gruaja
Albeu.com
Kjo puna e divorceve me sa duket i ka kap keq pushtetarët. Nuk thotë kot populli: "Dashnia e shumtë e ka idhninë afër". Në ekran dhe në intervista të gjithë pohojnë se janë të lumtur dhe ia kalojnë gëzushëm, por aha.. po shkojnë në dyert e gjykatës për divorc njëri pas tjetrit.Një tjetër ministër në gjykatë për zgjedhje martese. Genc Pollo me bashkëshorten e tij, Dajena, i janë drejtuar Gjykatës së Tiranës për t'i dhënë fund lidhjes së tyre martesore.

Nëpërmjet avokatit të familjes pak ditë më parë ata kanë dorëzuar pranë sekretarisë së organit gjykues kërkesën e tyre e ndërsa ditën e djeshme është hedhur shorti ku gjyqtari i çështjes është caktuar Artan Zeneli.

Çështja, e cila mban numrin 9315 ka për objekt; "zgjedhjen e martesës më pëlqim reciprok të ty bashkëshortëve pasojat që rrjedhin prej saj, pjesëtimi i pasurisë bashkëshortore, si dhe miratimi i marrëveshjes për zgjidhjen e martesës". Nuk dihen ende shkaqet e dhënies fund të kësaj martese midis çiftit të cilët kanë vite bashkë. Nga kjo martesë rezulton se ata kanë dy vajza, të cilat për shkak të mosmarrëveshjes midis prindërve të tyre jetojnë më të ëmën në një shtëpi që kjo e fundit e ka marrë më qira. Ndërkohë, mësohet gjithashtu se ministri i Teknologjisë dhe Informacionit, Genc Pollo, është ndër të paktët ministra në kabinetin e qeverisë së mazhorancës që i ka hapur llogari bankare fëmijëve që kur ato kanë lindur.

Në rastet kur njerëz të njohur divorcohen, thashethemet janë të pashmangshme. Për çiftin Pollo zërat thonë se shkaku kryesor është një lidhje jashtë martesore e ministrit. Procesi gjyqësor do ti sqarojë shpejt shkaqet dhe rrethanat.

Për vitin 2009, lista e divorceve është e gjatë, ministri Petrit Vasili, Astrit Patozi i Berishës, Gaqo Apostoli, Aida Shtino, Inva Mula etj.
Shtuar më 18/05/2010, ora 17:29
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori