Edhe nje e gazete e perditshme ne Shqiperi
Albeu.com
“Mapo” është gazeta më e re në tregun shqiptar, të gazetave të përditshme. Drejtori i kësaj gazete Henri Çili në fjalën e tij të promovimit u shpreh se kjo gazetë synon të ndikojë në debatin shoqëror dhe veprimain e aktorëve ...... shoqërorë përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve përmes ofrimit të plotë me interes publik. Ai shtoi më tej se së bashku me kolegët e tij kanë vendosur të botojnë gazetën dhe revistën “Mapo” duke pasur edhe një kontakt intensiv me lexuesit dhe aktorët e tjerë shoqërorë, nga e hëna deri në fundjavë.
“Ne, shtoi ai më tej synojmë të arrijmë misionin e vërtetë të medias, të vërtetën dhe lirinë për ta parë botën në mënyrë alternative edhe brenda nesh. Në promovimin e gazetës “Mapo” ishin të pranishëm figura së mediave shqiptare, politikanë, artistë dhe shumë miq dhe të ftuar.
Shtuar më 05/07/2010, ora 21:54
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori