Edhe nëse pavarësia është “punë e kryer”, mbetet shumëçka për negociata, thotë Ha
Albeu.com
Analisti nga Fondacioni amerikan “Heritixh”, Gjon Halsman, i pyetur nga "Zëri i Amerikës" se për se do të bënte negociata Beogradi, po qe se fundi i negociatave tashmë është i ditur, ka thënë se për Beogradin ka shumë shtytje për të negociuar, ndërsa në rend të parë është stabiliteti në rajon.Në Kosovë ka serbë që jetojnë atje, tha ai. “Në këtu mund të pëshpëritim për pavarësinë e kushtëzuar si përfundim, por mbetet çështja nëse do të detyrojmë shqiptarët e Kosovës që të besojnë në decentralizim, që të respektojnë të drejtat e minoriteteve, pasurinë e kishës ortodokse serbe- dhe asnjë nga këto probleme ende nuk ka një zgjidhje Kushtet në të cilat do të jetojnë njerëzit, ende nuk janë zgjidhur. Madje edhe po qe se rezultati përfundimtar, thënë në mënyrë kolokuiale, është “punë e kryer”, mbetet shumëçka për t’u negociuar. Prandaj mendoj se Beogradi duhet të negociojë”, tha Halsman.
I pyetur nëse do të ndodh pajtimi midis shqiptarëve dhe serbëve, Halsman porositi se duhet qenë realistë. “Unë nuk shoh mundësi që gjatë jetë sime do të mund të ndodh një pajtim i madh. Ajo që është e mundur, është stabilizimi i situatës, që ekonomia të marrë rolin kryesor, që të fillojë tregtia përtej kufijve- duhet lënë që të vijë në shprehje joshja e Evropës , të cilën e duan të dyja palët, tërheqja me hyrjen në NATO dhe Partneritetin për Paqe, tema këto që do të jenë gjithnjë e më të rëndësishme, dhe, në këtë kuptim, duhet lënë që koha të rrjedhë “, u shpreh Halsman. rtk
Shtuar më 08/01/2006, ora 12:47
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori