"Edhe në rrjetin e prostitucionit del Rama", PD reagon për përgjimet ndaj Hermes Nikajt
Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Gazment Bardhi ka komentuar zbardhjen e përgjimeve të bisedave telefonike mes Hermes Nikajt, njohur ndryshe si “Zogu i Tiranës” dhe personave të përfshirë në një
rrjet krimial të prostitucionit, për të cilat thotë se blerja e
votës nga Edi
Rama dhe Erion Veliaj është e kudogjendur.
Sipas Bardhit, në këtë
rrjet kriminal, u konstatua se vota u shit me 20 mijë lekë, ndërsa sipas tij, akoma më e rëndë është kur në këtë pazar kriminal përfshihet një prezantuese televizive.
"Për Prokurorinë e Posaçme Kundër
Korrupsionit (SPAK) dosja e re për blerjen e
votës në Tiranë në votimet moniste të 30 Qershorit, është një test për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së
korrupsionit dhe krimit elektoral!", shkruan Bardhi.
Reagimi i plotë:
Në çdo përgjim të ligjshëm të prokurorisë, kur heton krimin e organizuar apo kur heton një
rrjet prostitucioni, blerja e
votës nga Edi
Rama dhe Erion Veliaj është e kudogjendur. Edhe kur vetë kandidon, vetë voton, vetë numëron.
Përgjimi i një grupi të akuzuar për
rrjet prostitucioni në Tiranë zbulon se për të nxitur qytetarët të votojnë, veçanërisht në Tiranë, janë paguar 20 mijë lekë. Është akoma më e dënueshme, kur në këtë pazar kriminal përfshihet një prezantuese televizive.
Sa kohë Edi
Rama të jetë në krye të qeverisë, blerja e votave do vazhdojë. Ai ka bllokuar nëpërmjet prokurorisë së kontrolluar prej tij, hetimin dhe ndëshkimin për dosjet 339 dhe 184, pikërisht si garanci se askush që ble e vjedh vota nuk do të ndëshkohet.
Për Prokurorinë e Posaçme Kundër
Korrupsionit (SPAK) dosja e re për blerjen e
votës në Tiranë në votimet moniste të 30 Qershorit, është një test për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së
korrupsionit dhe krimit elektoral!
Dosje si kjo e Tiranës, apo famëkeqet 339 dhe 184 janë prova të pakundërshtueshme se largimi i blerësit dhe dhunuesit të
votës të lirë, Edi
Rama, si dhe garantimi i zgjedhjeve të lira e te ndershme, është nevojë urgjente për Shqipërinë.
Shtuar më 29/12/2019,
ora 15:20