Edhe Ndoka hidhet për të mbrojtur studentët, Ramën e quan Ottoman
Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, e ka cilësuar arrogante dhe të prapambetur sjelljen e kryeministrit Edi Rama ndaj kërkesave të studentëve.

Me anë të një postimi në Facebook, Ndoka i ka bërë apel Ramës që të plotësojë menjëherë kërkesat e studentëve sa nuk është vonë, pasi më pas do të pendohet.

Ja postimi i Ndokës:

Hall i madh për këtë vend!

#Studentë europian, Kryeministër otoman!

Studentët me mentalitet europian, me përgjegjesi për vetën dhe vendin; KM mentalitet tipik otoman, “përça e sundo”!

Kauza e studentëve është liria; kauza e Ramës është “dialogu”, me nënprodukt; mashtrimin, dredhinë, arrogancën, papergjegjshmërinë dhe cinizmin!

Edi Rama; të ka ngec sharra në gozhdë; ti kanë thyer dhëmbët, si politikan dhe si shakagji; dorëzohu, largohu!

Studentët nuk të lënë të tallesh me to; deshtove me turp, ky fund pritej, por jo të vinte nga studentët.

Këto të kanë skanuar “adn” politike; karakterin, luhatjen, frikën dhe të kanë gjetur ilaçin shërues; jo më me ty, as dialog, as të ardhme!

Ti po i pret për “dialog”, ato po vinë për të larguar çdo ditë dhe më shumë.

Reflekto sot, se nesër do jetë vërtet vonë!
Shtuar më 17/12/2018, ora 19:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori