Edhe Nënë Tereza përdoret për përfitime politike
Albeu.com
nga Anila LIMANIPër Shoqatën e Historianëve Shqiptarëve të Maqedonisë (SHHSHM) dislokimi i vendit të shtëpisë së Nënë Terezës është një vendim me prapavijë politike. “Vënien e gurë themelit më 9 maj në vendin e dislokuar, para shtëpisë së ARM-së e cilësojmë si akt vandal jo civilizues e me tendenca të përvetësimit të identitetit shqiptarë të Nënë Terezës dhe tallje me këtë figurë që i përkulet e gjithë bota. Tërë përgjegjësia për realizimin e këtij projekti vandal bie mbi dy ministrat shqiptarë dhe shqipfolësve të ashtuquajturës shoqatë të Nënë Terezës me seli në Shkup”, thuhet në reagimin e SHHSHM-së. Sipas historianëve, e gjithë kjo bëhet për të zhveshur përfundimisht nga sheshi i qytetit elementin shqiptarë dhe përvetësimit të figurës së Nënës Terezë. “Kjo Qeveri demaskoi veten dhe vërtetojë shqetësimin e shoqërisë civile shqiptare kur doli me propozimin që nën themelet e shtëpisë së Nënë Terezës të ndërtojë kishën e Shën Nikolla Gruevskit. Ky projekt vazhdojë të jetësohet edhe me bekimin e ministrave shqiptarë, të cilët në vend që të pengonin realizimin e tij, ato u vunë në ballë për të jetësuar këtë projekt vandal”, thuhet ndër të tjera në reagimin e historianëve.
Iniciativa për rindërtimin e shtëpisë së Nënë Terezës, nisi para katër viteve, por problemet që i nxirrte kryetarja e Komunës Qendër, Violeta Allarova bën që ky project të shtyhej vazhdimisht, kur më në fund ajo në bashkëpunim me Shoqatën “Shkupjania Nënë Tereza” u morën vesh që shtëpia e nënë Terezës të ndërtohej në një vend tjetër, aty ku dikur ka pas një kishë katolike. Pas katër vjetëve, Allarova me urdhër të Qeverisë, në mënyrë ekspres ndryshoi planin e qytetit dhe dha leje për ndërtimin e një kishe në vendin ku dikur ishte shtëpia e Bojaxhinjve. Edhe pse vite më parë u thanë se një sërë donatorësh kanë dhënë para për ndërtimin e shtëpisë së Terezës, tashmë ajo do të ndërtohet me vendim të Qeverisë, për ç’ka dhe janë ndarë 140 milionë denarë. Sipas planit objekti duhet të përfundojë për katër muaj. (Lajm)
Shtuar më 09/05/2008, ora 17:55
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori