Edhe LIB kunder mesimit te maqedonishtes nga klasa e pare
Albeu.com
Lëvizja për Integrim dhe Bashkim (LIB) reagon kundër futjes së gjuhës maqedonase me detyrim në plan programet shkollore për nxënësit shqiptarë ‘Futja me detyrim e gjuhës maqedonase si të detyrueshme për nxënësit ...... shqiptarë, pa u pyetur shqiptarët është edhe një fakt se si qeveria sllavomaqedone po vazhdon padrejtësitë ndaj shqiptarëve, duke i cilësuar ata si pakicë kombëtare. Pra, pushteti sllavomaqedonas po imiton politikën e pushtuesit serb që ai dikur bënte ndaj shqiptarëve në Kosovë”, thuhet në reagimin e LIB-së. Sipas kësaj organizate këto dhe shumë padrejtësi të tjera që po bën qeveria e këtij shteti duhet ta vetëdijësojnë popullatën shqiptare atje, se bashkëjetesa në këtë krijesë artificiale të quajtur Maqedoni do të jetë e pamundur.
Shtuar më 11/02/2010, ora 05:21
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori