Edhe këtë vit, Rama vendos lule në vendet ku u vranë 4 protestuesit e 21 Janarit (VIDEO)
Kreu i qeverisë Edi
Rama dhe zyrtarë të lartë socialistë kanë mbajtur sot homazhe në vendin ku u vranë 4 protestues në 21 Janar në vitin 2011.
Ky është viti i 9 radhazi që në vendet ku u vranë katër viktimat që sot iu akordua dhe titulli i
dëshmorit të
atdheut, vendosen
lule nga
Rama dhe familjarët.
Rama iu akordoi titullin e “
Dëshmorit të
Atdheut” viktimave Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika, ndërkohë që familjarëve të tyre iu premtoi për të disatën herë vendosjen e drejtësisë, edhe pse tha se kryeministri nuk mund të bëjë rolin e prokurorit.
Shtuar më 21/01/2021,
ora 11:17