Edhe Kavaja me zyrë të re pune
Shoqata BiznesAlbania dhe Ministria e Punës inauguruan sot Zyrën e Punës në Kavajë. Në këtë ceremoni mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama i cili theksoi e me 3 zyra të hapura deri tani janë punësuar mbi 1 mijë persona dhe kjo brenda harkut kohor prej 1 muaji.

“Duhet të theksojmë që shteti nuk është punëdhënësi. Sipërmarrja private është punëdhënësi kryesor. Dhe rritja e punësimit është domosdoshmërisht e lidhur me kushtet optimale dhe nga ana tjetër e punëkërkuesve. Ka një fakt shumë të thjeshtë, ky është vetëm fillimi dhe është fillim mjaft i mbarë nisur nga fakti se vetëm në 1 muaj, 3 Zyra që kemi hapur deri tani kanë mundësuar punësimin e 1 mijë e 55 personave. Është baraz me dyfishin i punës që kanë bërë zyrat e e djeshme të punës nga gjithë rrjeti kombëtar në jetëgjatësinë e tyre. Bëhet fjalë për një politikë tërësisht të re dhe shërbim tërësisht të ri të punësimit. Optimiste se shifra është vetëm për muajin janar” u shpreh Rama.

Nga ana e tij Ministri i Punës, Erjon Veliaj theksoi se Kavaja e meriton një Zyrë Pune. Ndërsa Luan Bregasi i ‘BiznesAlbania’ u shpreh se sipërmarrësit kërkojnë punëtorë drejtohen tek zyrat e punës.

“Kënaqësi të inauguroj zyrën e punës në Kavajë. Ky treg po vjen cdo ditë duke u rregulluar. Një miku im sipërmarrës më tha cfarë janë këto zyrat e punës, qytetarët kanë nevojë për punë, jo për zyra pune. I thashë që ti, se ke ditur që ka pas zyra pune. Sipërmarrësit kërkojnë punëtorë drejtohen tek zyrat e punës. Qytetari që kërkon punë, drejtohet tek Zyrat e Punës dhe kjo është ndërlidhja”, tha Bregasi. /albeu.com/
Shtuar më 13/03/2014, ora 11:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori