E FUNDIT/ Shtohet ndjeshëm numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri
Edhe Katari dhe Mauritania pritet ta njohin Kosoven
Albeu.com
Liderët e Katarit dhe Mauritanisë premtojnë se së shpejti do të njohin shtetin e ri të Kosovës. Gjatë kohës që në Stamboll të Turqisë po vazhdon “Panairi i 9-të Ndërkombëtar i Industrisë ushtarake”, Ministri i FSK-së Fehmi Mujota në ...... funksion të prezantimit të Kosovës dhe kërkesës për njohje të pavarësisë së saj, ka takuar një numër të madh ministrash të mbrojtjes dhe shefa të shtabeve të vendeve pjesëmarrëse.

I shoqëruar nga komandanti i FSK-së, gjeneral Sylejman Selimi dhe i ngarkuari me punë në Ambasadën e Kosovës në Turqi, Bekim Sejdiu, Mujota ka realizuar takime të ndara me Ministrin e Katarit Hamad Bin Ali Al-Attiyah, të cilin e ka njoftuar për zhvillimet në Kosovë dhe ka kërkuar nga ai mbështetjen e vendit të tij për njohjen e shtetit të Kosovës.

Nga ana e tij Al-Attiyah e siguroi Mujotën, se shteti i Katarit pas njohjes nga Arabia Saudite, po e shqyrton mundësinë e njohjes së shpejtë të Kosovës dhe kjo pritet të ndodhë në të ardhmen e afërt.

Takim të veçantë ministri Mujota realizoi edhe me Ministrin e Mbrojtjes së Mauritanisë, Mohamed Mohamoud Olud Mohamed Lemine, të cilit i ka shpjeguar situatën në vendin tonë, duke i kërkuar që vendi i tij Mauritania ta ndihmojë Kosovën me njohjen e pavarësisë.

Ministri mauritanez - siç thuhet në një komunikatë të Zyrës për Informim të FSK-së - i vlerësoi arritjet në Kosovë, duke e siguruar ministrin Mujota se njohja e pavarësisë nga shteti i tij do të vije shpejti, sidomos tashmë pas njohjes nga disa vende arabe.

Po kështu, Mujota takime të posaçme ka realizuar edhe me ministrin e Mbrojtjes së Tanzanisë, ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Çadit, pastaj me ministrat e Kenisë, Mongolisë, Koresë Jugore, etj.

Në Panairin e Stambollit po marrin pjesë 25 ministra të mbrojtjes dhe dhjetëra shefa të Shtabeve nga shumë vende të botës.
Shtuar më 30/04/2009, ora 20:45
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori